Tërmetet në Venezuelë, raportohen mbi 4 mijë viktima NULL NULL 11.07.2026 20:51 11.07.2026 20:51 Numri i të vdekurve nga tërmetet binjake të Venezuelës është rritur në 4,333, me 16,740 persona të plagosur dhe mijëra të tjerë ende të zhvendosur, tha të shtunën Presidenti i Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez. Rodriguez tha se 86,794 familje kanë marrë ndihmë pas katastrofës së muajit të kaluar, sipas raportit të fundit zyrtar të qeverisë, shkruan Anadolu, transmeton klankosova.tv. Ai tha se 6,462 persona janë shpëtuar, ndërsa 856 ndërtesa janë dëmtuar dhe 190 janë shembur. Autoritetet kanë ngritur 94 kampe të përkohshme që strehojnë 18,437 persona, ndërsa 17,907 persona mbeten pa strehim të përhershëm.