Paqartësia kushtetuese: “Halli” presidencial edhe me ushtrues detyre (VIDEO) NULL NULL 11.07.2026 20:25 11.07.2026 20:25 Prijësi i ri i parlamentit, që kur të zgjidhet do ketë edhe pozitën e ushtruesit të detyrës së të parit të shtetit, këtë angazhim në presidencë mund ta kryej veç për aq kohë sa kanë mbetur prej afatit të plotë prej 6 muajsh, që tashmë është shteruar gjysma e tij. Kjo bazuar në kufizimin kushtetues që ky post nuk mund të mbetet me U.D më gjatë se kaq, raporton Klan Kosova. Për të njëjtin nen, ka edhe qëndrime krejt të kundërta. Kjo shpjegohet me mandatin parlamentar. Nëse afati i paraparë që vendi të jetë me ushtrues detyre të presidentit kalon pa u votuar një shef shteti, gjendja do jetë edhe më problematike, se kush do të jetë në këtë post. Albulena Haxhiu mori pozitën si presidente e përkohshme me 4 prill, derisa 6 muaj nga kjo bëhen më 4 tetor, çka me shfrytëzimin potencial të afateve maksimale për konstituim të Kuvendit e për votim të të parit të vendit, mund të mbërrihet si datë. Sqarimet i gjeni në kronikën më poshtë: