Projekti amerikan: Kosova refuzoi gazin për “budallallëk” (VIDEO) NULL NULL 30.06.2026 20:18 30.06.2026 20:18 Ajo që dikur u hodh poshtë, po analizohet sërish. Në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u rihap debati për projektin amerikan të gazit të lëngshëm natyror, të cilin Qeveria e Kosovës e kishte refuzuar pesë vjet më parë. Sipas kryetarit të OEA-së, Arian Zeka, autoritetet kosovare s’e pranuan projektin që në fazat e para të tij. Sipas ekspertëve, projekti do t’i mundësonte Kosovës të ulte varësinë nga linjiti, duke krijuar një tranzicion më të sigurt drejt burimeve të tjera të energjisë. Edhe ekonomisti, Dardan Sejdiu vlerësoi se gazi natyror do të shërbente drejt zhvillimit ekonomik dhe industrial të vendit. Nga pjesëmarrësit u theksua se mundësi të tilla nuk duhet të anashkalohen, pasi do të ndikonin në rritjen e sigurisë energjetike dhe do ta zvogëlonin varësinë e Kosovës nga importi i saj. Për më shumë, ndiqni detajet përmes kronikës në vijim: