Produktet që duhet t’i keni me vete në plazh NULL NULL 21.06.2015 23:00 21.06.2015 23:00 Në kohën e pushimeve, për të qenë të bukura dhe të kuruara edhe në plazh janë disa produkte të cilat duhet ti keni me vete. Është e rëndësishme të të kujdeseni për bukurinë tuaj, edhe pse poshtë çadrës. Më poshtë janë disa produkte të cilat duhet ti keni në çantën tuaj të plazhës. Kremin kundër diellit Nxirja e vërtetë për shumë nga ju duket se është shumë larg asaj që imagjinoni. Për këtë fakt, ju mbase nuk hezitoni që të ekspozoheni drejtpërdrejt në diell. Por nuk duhet të harroni se kjo papërgjegjshmëri është mjaft e dëmshme për lëkurën tuaj. Aplikoni mbi trupin tuaj gjithmonë një krem kundër rrezeve të dëmshme UV, me një bazë SPF-je të përshtatshme për llojin tuaj të lëkurës. Zbutësin mbrojtës për buzët Edhe buzët kanë nevojë të mbrohen nga dielli: kur dilni në plazh lyejini ato gjithmonë me një zbutës mbrojtës që përmban SPF, për buzë të hidratuara që nuk i ndiejnë temperaturat e larta. Zgjidhni ndonjë me pak ngjyrë, në mënyrë që t’i jepni një ton të këndshëm bukurisë tuaj në plazh. Kremin pas plazhit Kremrat pas plazhit janë aleatët më të mirë të lëkurës dhe të nxirjes suaj të përsosur: ata e mbajnë lëkurën vazhdimisht të hidratuar. Në fakt, ky është hapi i parë për të mbajtur një lëkurë të nxirë për një kohë të gjatë. A i dashuroni produktet eko-bio? Atëherë përdorini në vend të kremit pas plazhit. Një produkt i tillë është për shembull aloevera. Spreji mbrojtës për flokët Flokët e ndiejnë shumë “stresin” e shkaktuar menjëherë nga dielli, era apo grimcat e kripës. Përveçse duhet të vendosni një kapele në orët më të nxehta të ditës, ju duhet të mbani me vete një produkt mbrojtës për flokët tuaj. Zgjidhni një në formën e sprajit. Kjo kategori është më e mira për kujdesin ndaj flokëve në verë, duke i trajtuar ata në mënyrë sa më të mirë dhe efikase, pra më shumë se sa mbrojtëse. Krehër për vetullat Mbajtja e vetullave në formën e duhur në plazh është paksa e vështirë: ndaj mbani me vete një krehër të posaçëm për to për ta përdorur në rastet e nevojshme në mënyrë që t’i mbani ato sa më në rregull. Pallomat e lagura Letrat e lagura mbase janë gjëja më e bezdisshme e jetës në plazh, thjesht për ndjesinë që lënë mbi lëkurë. Por gjithsesi, mos harroni asnjëherë që t’i fusni ato në çantën tuaj të plazhit. Përzgjidhini me një aromë të freskët dhe pa alkool, ideale për të hequr kripën nga lëkura dhe për t’u ndier të pastra.