Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishet koalicioni LDK-VV në Mitrovicë? (VIDEO)

NULL NULL
03.02.2026 12:12

Koalicioni që e kishin lidhur Lidhja Demokratike e Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë, nuk iu shkoi aq larg.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, mbrëmë LDK mbajti mbledhje në Mitrovicë, brenda së cilës u diskutua prishja e marrëveshjes me VV-në, transmeton Klankosova.tv.

“Nga burime kemi kuptuar se pikërisht në këtë mbledhje me 21 vota pro është votuar për ta prishur koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa 2 kanë qenë kundër e një abstenim”, tha gazetarja.

Bajrami shtjelloi edhe zanafillën se si erdhi deri te prishja e ‘ujdisë’ mes dy partive.

Mirëpo, ajo bëri të ditur se Safet Kamberi nga radhët e LDK-së e ka mohuar prishjen e koalicionit mes dy partive.

Derisa Faton Peci dhe Gëzim Plakolli janë duke zhvilluar një takim pikërisht për këtë çështje.

lajme të ngjashme