Prindërit “photoshoot” me vajzën e tyre me tumor në tru NULL NULL 06.09.2015 10:46 06.09.2015 10:46 Kur Abigail Jones kishte lindur më 6 gusht, prindërit e saj e dinin se shansetqë vajza e tyre të kishte disa probleme shëndetësore ishin prezente dhe pothuajse gjithçka ishte kundër saj. Më pas erdhi diagnoza: engjëlli i tyre i vogël kishte një tumor të paoperueshëm në tru dhe ndoshta nuk do të jetonte gjatë. Megjithë këtë lajm dërrmues, megjithatë, Erika dhe Stephen Jones ishin të vendosur për të mbushur jetën e saj të shkurtër me dashuri. “Ne e dinim se jeta e vajzës sonë kishte një qëllim, pa marrë parasysh sa e gjatë apo të shkurtër ajo do të ishte” ëhshtë shprehur nëna e vogëlushes, Erika, transmeton Klan Kosova. Çifti fillimisht është përballur me lajmin se vajza e tyre e dytë do të lindë me sindromin Down, por lajmi i tumorit të paoperueshëm ishte ndryshe. “Zemrat tona janë thyer dhe mendjet tona u mbushën me pyetje dhe frikë për të panjohurën që na priste” “Neurokirurgu ka rekomanduar që të marrim Abigail në shtëpi dhe ta mbushim atë me dashuri”, shkruan Erika. “Ne jemi përkujdesur për vajzën tonë me gjithë ndihmën mjekësore qe kemi marrë dhe i kemi dhënë asaj shumë dashuri dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë vazhdimisht…gjithmonë, derisa ajo të jetë mes nesh” ka përfunduar nëna e vogëlushes. Çifti kanë realizuar një sesion fotografish bashkë me të bijën për të treguar dashurinë e tyre ndaj saj. Më poshtë ju sjellim disa nga fotografitë e këtij sesioni fotografish.