Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prezantohen projektet ideore për Sallën Koncertale (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 12.03.2021 20:45

Tri projekte ideore  për Sallën Koncertale që iu futën garës në konkursin ndërkombëtar, u prezantuan të hënën nga komuna e Prishtinës.

Sipas kreut të kryeqytetit, përzgjedhja e tyre pritet të bëhet në javën e ardhshme, ndërkaq për investimin që do të bëhet në objektin që njihet si “Gërmia”, është angazhuar një juri që përbëhet nga tre profesorë ndërkombëtarë, dy artitektë, një nga komuna e një përfaqësues nga Instituti për Trashëgimi Kulturore.

Ndërkohë po pritet konfirmimi nëse në garë do të hyjë edhe një projekt i katërt që u nis nga jashtë vendit brenda afateve kohore, por që arriti vonë.

Të gjitha projektet janë përkujdesur që të ruajnë identitetin e objektit, që brenda dy vjetësh pritet të modernizohet e të funksionalizohet si Sallë Koncertale.

Sot Shpend Ahmeti përmendi edhe një tjetër investim që ka të bëjë me sportin.

 

lajme të ngjashme