Presidentja Osmani shpreh gatishmërinë për të thelluar marrëdhëniet me Etiopinë NULL NULL 04.02.2026 15:35 04.02.2026 15:35 Pas takimit me presidenten e Tanzanisë, Vjosa Osmani ka takuar edhe homologun nga Etiopia, Taye Atske Selassie. Edhe ky takim u realizua gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Potenciali i bashkëpunimit midis dy vendeve tona është i madh e në dobi të popujve tanë paqedashës, prandaj shpresojmë që ky bashkëpunim do të rritet e thellohet në të ardhmen e afërt”, ka shkruar presidentja në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv.