Presidenti Thaçi ngushëllon familjen Binaku NULL NULL 09.02.2018 18:48 09.02.2018 18:48 Presidenti Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Binaku me rastin e vdekjes së gazetarit të njohur sportiv, Agim Binaku. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit Agim Binaku”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova. “Familjes, miqve dhe kolegëve të Agimit, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”. Agim Binaku ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të shkurtër.