Presidenti rumun konfirmon kandidimin për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s NULL NULL 12.03.2024 17:18 12.03.2024 17:18 Klaus Johannis Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka bërë të ditur se ka vendosur që të garojë për pozitën e kreut të Aleancës Veri-Atlantike – NATO. “Kam vendosur që të marrë pjesë në garën për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s”, ka thënë Iohannis, raporton Radio Evropa e Lirë, transmeton KlanKosova.tv. “Mendoj që NATO ka nevojë që t’i ripërtërijë pikëpamjet rreth misionit të saj. Evropa Lindore ka një kontribut të vlefshëm në diskutimet dhe vendimet e NATO-s”, ka shtuar ai. Për pozicionin e kreut të NATO shumë vende anëtare e mbështesin kryeministrin holandez, Mark Rutte. Ndërkaq Rumania është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.