Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti izraelit: Pretendimi për gjenocid në gjykatën ndërkombëtare ‘mizor dhe absurd’

NULL NULL
09.01.2024 09:32

Presidenti izraelit, Isaac Hergoz, tha se “nuk ka asgjë më mizore dhe absurde” se padia e ngritur në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë (GJND) e cila akuzon Izraelin për veprime gjenocidale kundër palestinezëve në luftën e Gazës.

Ai këto i tha derisa po fliste me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, i cili po qëndron në Izrael për vizitë.

Hergoz kritikoi Afrikën e Jugut për sjelljen e çështjes, e cila do të fillojë seancat të enjten, dhe falënderoi Uashingtonin për mbështetjen ndaj Izraelit, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Blinken ndodhet në Izrael që të bind kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, të fillojë negociatat serioze për qeverisjen e pasluftës në Gaza, të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Gaza dhe të lejojë më  shumë ndihmë në territor.

 

 

lajme të ngjashme