Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti i Irakut akuzon Mbretërinë e Bashkuar për injorimin e vuajtjeve të palestinezëve

NULL NULL
07.03.2024 19:47
Presidenti i Irakut, Abdul Latif Rashid
Presidenti i Irakut, Abdul Latif Rashid

Presidenti i Irakut ka thënë se është “jashtëzakonisht i zhgënjyer” me reagimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj luftës në Gaza – duke e akuzuar atë për “injorimin” e vuajtjeve të palestinezëve.

“Problemi palestinez është bërë një problem ndërkombëtar”, tha presidenti Abdul Latif Rashid për Sky News, transmeton Klan Kosova.

“Dhe, kohët e fundit, vuajtja e popullit palestinez dhe sulmet në Gaza, veçanërisht mbi civilët dhe fëmijët, është përtej çdo gjëje që mund të pranojnë të drejtat e njeriut, dhe mendoj se është detyrë e komunitetit ndërkombëtar që t’i japë fund vuajtjes së popullit palestinez”, u shpreh ai.

“Shumë i zhgënjyer. Jashtëzakonisht i zhgënjyer,” tha ai në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me rolin e qeverisë britanike.

“Demonstratat në rrugët e Londrës dhe në vende të tjera në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se, edhe në parlament, argumenti është për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit palestinez, por kryeministri dhe vetë qeveria britanike i injoruan të gjitha këto kërkesa – dhe ata ende vazhdojnë të mos e njohin shtetin e popullit palestinez”, shtoi ai.

Qindra mijëra fëmijë palestinezë përballen me urinë në Gaza. Foto: Reuters
Qindra mijëra fëmijë palestinezë përballen me urinë në Gaza. Foto: Reuters

Mbretëria e Bashkuar ka abstenuar në votimet e Kombeve të Bashkuara që bëjnë thirrje për një rezolutë të armëpushimit dhe ka refuzuar thirrjet për të pezulluar eksportet e armëve në Izrael.

Megjithatë, Sekretari i Jashtëm David Cameron tha këtë javë se durimi i Mbretërisë së Bashkuar ishte “holluar” me Izraelin për dështimin e tij për të siguruar më shumë ndihmë në Gaza dhe ka bërë thirrje për një “armëpushim të qëndrueshëm”.

lajme të ngjashme