Premtimet që nuk duhet t’i bëni fëmijës NULL NULL 23.09.2015 17:00 23.09.2015 17:00 Happy mother carrying her daughter at the park Prindërit japin premtime për shumë arsye, si shmangia e konfrontimit apo duan ta kursejnë fëmijën nga zhgënjimi. Por psikologia e fëmijëve, Sylvia Rouss, na kujton se fëmijët nuk i harrojnë dot premtimet e dhëna dhe ato janë edhe një mënyrë e krijimit të besimit dhe marrëdhënieve me prindërit. Po e thyet premtimin, fëmija do t’ju besojë më pak. Disa nga premtimet e zakonshme që bëjnë prindërit janë; Nuk do të dhemb, të premtoj! Dhimbja është një gjë shumë subjektive. Prandaj, mos u mundoni ta bindni atë se vaksinimi nuk është diçka tragjike, apo që gërvishtja nga ndonjë rënie do të zgjasë vetëm pesë minuta. Më mirë thoni: “Kjo do të dhemb pak, por do të përfundojë menjëherë”. Kthehem menjëherë Pavarësisht nëse keni planifikuar ndonjë blerje të shpejtë, të shkoni tek ndonjë mjek ose të pini kafe me ndonjë mik, mos thoni që do të ktheheni menjëherë. Fëmijës, në varësi të moshës, edhe pesë minuta do t’i duken si një përjetësi kështu që është më mirë ta jepni ndonjë premtim të cilin mund ta kuptojë. Nëse bëhet fjalë për orët e pasdites, thuani fëmijës se do të ktheheni me siguri para se të jetë koha për të shkuar në shtrat. Lojën me shokun do ta organizojmë javën e ardhshme Kujdes atë që thoni, sepse fëmijët i mbajnë mend të gjitha detajet. Opsioni shumë më real dhe më i sinqertë është që menjëherë ta pyesni nënën e shokut se cilën ditë ai do mund të vijë për të luajtur tek ju. Dhe sigurohuni që t’i përmbaheni kësaj. Mitosja Nëse ndonjëherë ia keni premtuar fëmijës ndonjë karamele si shpërblim për dhomën e rregulluar, ju bëni pjesë në shumicën e prindërve, të cilët në mënyrë të shpejtë e marrin atë që e duan pa shumë debat. Në raste të tilla, fëmija nuk po mëson të bëhet i pavarur dhe i përgjegjshëm, dhe nuk e ka kuptuar se pse duhet t’i vendoste lodrat në vendet e tyre. Bërja e detyrave Nëse i premtoni ndihmën tuaj fëmijës me detyrat e shtëpisë, mos lejoni që ato të shndërrohen në detyrat tuaja. Ju duhet të jeni në shërbim të fëmijës tuaj në qoftë se ai ngec diku apo nuk është e qartë diçka për të, por në qoftë se ai vetë nuk i zgjidh detyrat e shtëpisë, ju nuk po i bëni ndonjë shërbim të madh. Nesër do të jetë një ditë më e bukur dhe më e mirë Prindërit në sytë e fëmijëve gjithmonë mund të shpëtojnë çdo gjë dhe ta bëjnë më mirë. Megjithatë, ndonjëherë atyre duhet bërë të ditur se kjo nuk është edhe aq e vërtetë, dhe ndonjëherë ata duhet ta kuptojnë se kanë probleme. Në vend të thënieve të vjetra dhe premtimeve se çdo gjë nesër do të jetë më mirë, pyesni fëmijën tuaj se si e kishte kaluar ditën. /albeu.com/