Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc NULL NULL 20.10.2025 23:07 20.10.2025 23:07 Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si dhe kandidati për asamblist nga radhët e AAK-së, Naim Ramizi, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se shtëpia e tij ishte cak i bastisjes nga policia serbe. Ramizi tha se bastisja është thjeshtë spektakël i tyre tash e 20 vjet dhe këtë e konsideron si presion nga serbët. Derisa, theksoi se gjatë bastisjes nga shtëpia e tij nuk kanë marrë asgjë. “Po ka pasur, prej 20 viteve jam në kërkim. Nuk ka pasur paralajmërim është thjeshtë spektakël i tyre. Kjo nuk është hera e parë, është thjeshtë presion. Gjatë bastisjes nuk kanë marrë asgjë”, tha Ramizi për Klankosova.tv Ramizi është i lindur në Tërnoc të Madh. Ai njihet për angazhimin e gjatë në çështje kombëtare dhe shoqërore, duke qenë edhe këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Mediat lokale, gjatë ditës së sotme kanë publikuar edhe pamje nga bastisja që u bë nga policia serbe në shtëpinë e tij. /Klankosova.tv