Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” NULL NULL 26.05.2025 20:45 26.05.2025 20:45 Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 19:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, respektivisht në drejtimin Fushë Kosovë- Mazgit. Lidhur me rastin për Klankosova.tv detaje ka dhënë policia përmes një përgjigje me shkrim. “Referuar kërkesës suaj të mëposhtme ju informojmë se me datë 26.05.2025 rreth orës 19:00 është raportuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ respektivisht në drejtimin Fushë Kosovë- Mazgit. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy vetura, derisa deri tani është raportuar për një person të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse për trajtim të mëtejm të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv. Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar