Policia heton foton e fëmijës me gishtin e nënës në gojën e tij NULL NULL 06.09.2015 19:37 06.09.2015 19:37 Policia e Karolinës së Jugut, është nën hetime për një nënë të mitur, pasi kishte postuar një fotografi në Facebook, ku shihej se gishtin e këmbës e kishte futur në gojën e fëmiut. Policia është lajmëruar, pasi një i huaj kishte parë fotografinë online. Ajo fotografi ishte realizuar në një shtëpi në Karolinën e Jugut, ku fëmijët ishin nën kujdesje, dhe është konfirmuar se ajo nënë kishte shkuar në këtë shtëpi për të vizituar fëmijën e saj, transmeton Klan Kosova. Lt Ron Ramsey i departamentit të policisë, tha për gazetën “The State” se janë duke u konsultuar edhe me shërbimet sociale. Fotografia ishte bërë fillimisht në SnapChat.