Policia franceze arreston gurun e jogës, akuzohet për shfrytëzim seksual NULL NULL 29.11.2023 12:23 29.11.2023 12:23 Udhëheqësi i një organizate shumëkombëshe të jogës është arrestuar nga autoritetet franceze me dyshimin se ka indoktrinuar ndjekëset për shfrytëzim seksual. Gregorian Bivolaru, që është guru rumun u arrestua të martën gjatë një operacioni masiv policor në të gjithë rajonin e Parisit, sipas një zyrtari gjyqësor francez. 71-vjeçari është një mësues dhe autor i njohur ndërkombëtarisht i jogës, federata e së cilës, e njohur gjithashtu si Lëvizja për Integrim Shpirtëror në Absolutin (Misa), ka selinë në Angli. Lëvizja ka shumë shkolla dhe degë joga, tha një burim i afërt me hetimin. “Është e vështirë të përcaktosh sasinë e numrit të ndjekësve”, por “janë disa qindra njerëz”. Të tjerë të dyshuar “udhëheqës të rëndësishëm” të sektit në Francë janë arrestuar, shtoi burimi, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv. Sipas zyrtarëve francezë, hetimi ndaj Bivolaru dhe Federatës filloi në korrik 2023 pasi u raportuan për manipulim psikologjik dhe shfrytëzim seksual brenda organizatës. Ish anëtarët e Misa-s së pari paralajmëruan autoritetet për abuzimet e supozuara në korrik 2022. Bivolaru akuzohet për trafikim njerëzor, rrëmbim të organizuar, përdhunim dhe abuzim të organizuar të dobësisë nga anëtarët e një sekti, sipas autoriteteve franceze.