Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia e ka pamundësuar vjedhjen e një shume të konsiderueshme të parave nga Kisha e Zllakuqanit (VIDEO)

NULL NULL
09.05.2024 18:21
Shkodran Nikçi Prokuroria Pejë

Një zyrtar policor është plagosur nga grabitësit që cak kishin Kishën në Zllakuqan të Klinës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha në Info Magazine se policia e ka pamundësuar vjedhjen e një shume të konsiderueshme nga ky objekt i kultit fetar.

“Besoj që brenda një kohe optimale policia do të ketë rezultate konkrete, pasi që të identifikojë këta persona të dyshuar, dhe më pas të njëjtit të arrestohen”, tha Nikçi në Klan Kosova.

Polici Januz Veselaj është jashtë rrezikut për jetën.

Gjendja e tij është stabile.

Pas trajtimit, ai është liruar për në shtëpi/ Klankosova.tv

lajme të ngjashme