Plagoset një i ri në Maqedoni të Veriut, dyshohet për atentat NULL NULL 25.04.2025 15:01 25.04.2025 15:01 Foto nga Koha.mk Një i ri është plagosur nga arma e zjarrit në afërsi të Stacionit Policor në Bit Paza në Maqedoni të Veriut. Siç raporton Koha.mk, viktima është Alajdin Sulejmani, 30-vjeçar nga Haraçina, transmeton Klankosova.tv. Persona të paidentifikuar tani për tani, kanë gjuajtur disa plumba me pistoletë në drejtim të 30-vjeçarit, ndërsa plagë ka në kokë, gjoks e pjesë tjera të trupit. Alajdini është dërguar me urgjencë në Klinikat e Shkupit, ndërsa janë dhënë informacione nëse i njëjti i ka mbijetuar apo jo plagëve. Informatat tek të cilat ka arritur KOHA reagojnë se rreth dy javë më parë, i plagosuri i sotëm ka pasur një zënkë me disa persona, prandaj hetimet do të drejtohen rreth kësaj ngjarje. Ndryshe, Alajdini është djali i të ndjerit Nazmi Sulejmanit – Komandant Arusha nga Haraçina.