Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pistorius thotë se rrjedhja e telefonatës ka ndodhur prej një gabimi individual

NULL NULL
05.03.2024 14:06
Boris Pistorius, ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë
Boris Pistorius, ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë

Një takim i zyrtarëve të lartë të forcës ajrore gjermane ka rrjedhur nga burime ruse pas një “gabimi individual”, thotë Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius.

Ai ka theksuar se një hetim i tyre ka përjashtuar pjesëmarrjen e ndonjë spiuni rus në thirrje pa u vërejtur.

Pistorius ka treguar se thirrja ka rrjedhur nga një pjesëmarrës i cili ka bërë kërkesë për kyçje në bisedë përmes një linje jo të siguruar, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

“Kjo ia ka mundësuar Rusisë që ta ndërpresë bisedën”, ka vazhdua ai.

Në këto incizim katër zyrtarë të ushtrisë gjermane dëgjohen duke diskutuar hapur për përdorimin në të ardhmen të raketave Taurus në Ukrainë, për ta goditur Urën Kerch, e cila lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, që është aneksuar në vitin 2014.

lajme të ngjashme