Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë, MPJD tregon arsyen NULL NULL 27.09.2022 19:42 27.09.2022 19:42 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë që arsyeja e mosdhënies së lejes për të hyrë në Kosovë për drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është për shkak të gjuhës që përdor ai. Siç thuhet përmes sqarimit nga MPJD-ja, Petkoviqi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjet dhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në Kosovë. “Petkoviq në vazhdimësi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjen dhe që përdorimi i përsëritur i kësaj gjuhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”. “Qëndrimet e përsëritura të Petkoviq ndaj Republikës së Kosovës kanë karakter tejet dezinformues, propagandues dhe synojnë nxitje të urrejtjes. Mosdhënia e lejes për vizitë, bazohet në mosrespektimin e përsëritur nga ana e Petar Petroviq të marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë, lidhur në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hovenier për sulmin në Ibër-Lepenc: I mbështesim hetimet, po punojmë me institucionet e Kosovës për t'i gjetur përgjegjësit 19 minuta më parë