Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në afërsi të Ranillugut

NULL NULL
28.02.2026 17:41

Pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, afër fshatit Ranillug.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura civile.

Njësitet e trafikut rajonal nga Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme