Përurohet shtatorja e heroit Rizah Salihaj në Zabërgjë të Klinës, merr pjesë Haradinaj NULL NULL 20.10.2025 13:22 20.10.2025 13:22 Heroi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rizah Salihaj, u nderua sot me një shtatore në vendlindjen e tij në Zabërgjë të Klinës. Ceremoninë e përurimit e ndoqën kryetari i komunës Zenun Elezaj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me bashkëluftëtarë dhe familjarë të heroit, njofton Klankosova.tv. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, e kujtoi Salihajn si një ushtar të palëkundur dhe trim, duke theksuar se heroizmi dhe veprat e tij do të mbeten shembull i përjetshëm i vendosmërisë për lirinë e atdheut. “Heroizmi dhe vepra e tij do të mbeten përherë shembull se si liria e atdheut vendoset mbi gjithçka tjetër. Lavdi!”, shkroi Haradinaj. /Klankosova.tv ;