Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Personi në Mitrovicë u plagos në të dyja këmbët, po trajtohet në QKUK

NULL NULL
29.06.2019 22:35

Nga të shtënat me armë që ndodhën sot në Mitrovicë është plagosur një person.

I njëjti ka marrë plagë në të dyja këmbët në zonën mbi gju.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zyrtarja për Komunikim me Media dhe Publikun në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

Ajo ka thënë se sipas informatave që ka, i plagosuri në njërën këmbë ka pasë hyrje dhe dalje të plumbit derisa në këmbën tjetër ka pasë vetëm hyrje të plumbit.

Mustafa-Hakaj ka konfirmuar se i plagosuri ka qenë me vetëdije kur ka arritur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës ku edhe e ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

E njëjta ka thënë se i plagosuri është dërguar me ndihmë të shpejtë në QKUK ku është dorëzuar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me zyrtarët për informim në QKUK, por nuk ka arritur të marrë detaje për gjendjen shëndetësore të të plagosurit.

lajme të ngjashme