Përplasje “kokë më kokë” e autobusëve në Gjermani, të paktën 35 të lënduar NULL NULL 24.02.2025 15:26 24.02.2025 15:26 Photo credits: Bild Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani. Në Saarbrucken, dy autobusë lokal u përplasën “kokë më kokë”. Të paktën 35 persona u lënduan, pesë nga ta kanë lëndime të rënda, raportojnë mediat gjermane transmeton Klankosova.tv Në mesin e të lënduar raportohet se po ashtu ka edhe fëmijë. Të lënduarit aktualisht po trajtohen në spital. Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë shërbimet e urgjencës, të cilët iu dhanë ndihmë të lënduarve, transmeton Klankosova.tv Po ashtu u angazhuan edhe helikopter për transportim më të shpejt të të lënduarve në spital. Photo Credits: Bild