Për të dytin sezon rresht, Muriqi arrin t’ia shënojë Realit golin e parë në La Liga NULL NULL 30.08.2025 22:10 30.08.2025 22:10 Vedat Muriqi ka shënuar golin e tij të parë, njëkohësisht edhe golin e parë në sezonin e ri Real Madridit. Muriqi arriti ta kalonte Mallorcën në epërsi në minutën e 18-të të ndeshjes që po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”. Por, statistikë interesante është që “Pirati” nga Kosova po ia shënon Realit golin e parë në dy sezone rresht, njofton Klankosova.tv. Kjo pasi Muriqi i pati shënuar Realit gol edhe në ndeshjen hapëse të sezonit të kaluar e cila pati përfunduar baras me rezultat 1:1 me golat e Rodrygos në të 13-ën dhe Muriqit në të 53-ën. 🚨🇪🇸 MURIQI OPENS THE SCORING FOR MALLORCA! Real Madrid 0-1 Mallorca.pic.twitter.com/toUmk8WiQ8 — Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 30, 2025