Pensionohet basketbollisti Edmond Azemi, gjatë karrierës së tij fitoi 36 trofe NULL NULL 17.06.2021 21:37 17.06.2021 21:37 Basketbollisti Edmond Azemi është pensionuar nga ky sport. Lajmin e ka bërë të ditur KB Prishtina në llogarinë e tyre zyrtare, përcjell Klan Kosova. “Ai tani pas pensionimit do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit si Drejtor Gjeneral, ku besojmë fuqishëm se do të vazhdojë të jep kontribut të jashtëzakonshëm në klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas. Gjatë karrierës së tij ai mbrojti ngjyrat e Kombëtareve të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Pos Prishtinës, ai ishte pjesë edhe e Valbonës, KR Basket, MZT Skopje dhe KB Liria nga Shkupi. Kurse, Azemi ka fituar 36 trofe në karrierën e tij. 12 Superliga të Kosovës, 14 Kupa të Kosovës, 7 Superkupa te Kosovës, 2 Balkan Liga, 1 Superligë të Islandës.