Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mblidhet LDK-ja: Diskutohen rezultatet e zgjedhjeve (VIDEO)

NULL NULL
29.06.2026 15:09

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mblidhen kryetarët e degëve të kësaj partie, të cilët janë ftuar nga lideri i tyre, Lumir Abdixhiku.

Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur të mblidhen anëtarët e kryesisë së kësaj partie, transmeton Klankosova.tv.

“Deri më tani nuk është bërë publike ndonjë arsye se përse kryetari Lumir Abdixhiku i ka thirrur në këtë mbledhje, por që para një minute teksa po hynin në ndërtesën e partisë, ishte Lutfi Haziri ai që u ndalë para mediave dhe tha se ‘është më se e ditur që po mbahej një mbledhje e kryesisë për shkak të rezultateve të fundit të zgjedhjeve të qershorit, për të biseduar më gjerësisht rreth procesit dhe rezultateve të LDK-së’”, u shpreh gazetarja në Klan Kosova.

Pritet që pas mbledhjes, anëtarë të LDK-së të prononcohen për media.

lajme të ngjashme