Shtatzënia pas të 50-ave, mrekulli e mjekësisë apo rrezik për trupin e një gruaje? (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 17:09 29.06.2026 17:09 Foto ilustrim Një hulumtim ka nxjerr të dhëna për gratë të cilat përjetojnë shtatzëni pas të 50-ave, kjo falë vezëve donatore me të cilat kryhet procesi i një shtatzënie. A është ky një trend në rritje edhe në vendin tonë? A është kjo një mrekulli e shkencës apo një rrezik për trupin e një gruaje, këto dhe shumë të tjera u diskutuan në emisionin “Ora e Pasdites” me Hana Qavderbasha, transmeton Klankosova.tv. Ajo tha se me zhvillimin e teknologjisë, duhet të shfrytëzohet edhe kjo mundësi. “Gjithmonë dhe interesimi është i rritur, është i rritur për arsye se këto grupmosha tashëm kanë përfunduar të gjitha punët e tyre, dhe kanë siguruar një ambient të dëshiruar, dhe pse jo, me teknologjinë e sotme e cila është në dispozicion dhe falë mjekimeve që ndihmojnë në këtë drejtim, dhe e realizojnë me shumë sukses, pse mos me e shfrytëzu”, u shpreh doktoresha në Klan Kosova. Ajo foli edhe për mënyrën se si ndodh ky proces, duke thënë se i njëjti nuk është aq i veçantë.