Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haziri pas mbledhjes: Proceset politike nuk reduktohen në kërkesa për dorëheqje

NULL NULL
29.06.2026 18:30

Pas më shumë se tri orësh diskutime, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetarët e degëve.

Në përfundim të takimit, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se në parti ka nisur debati i brendshëm për situatën paszgjedhore, por theksoi se proceset vendimmarrëse nuk mund të reduktohen në kërkesa të thjeshta për dorëheqje.

I pyetur nga gazetarët nëse gjatë mbledhjes u diskutua për kërkesat që Abdixhiku të largohet nga posti i kryetarit, Haziri u shpreh se LDK i trajton këto çështje përmes debateve të brendshme dhe jo në mënyrë të thjeshtuar.

“Proceset politike nuk definohen në LDK kështu. Ne kemi debat të brendshëm i cili sot ka fillu, me një organ është mbyllë. Do të vazhdohet me organet tjera. Vendimmarrës është lidershipi i LDK-së. Grupi i deputetëve bart sovranitet qytetar. Janë 18 deputetë që kanë votë qytetarë që në fund do ta kenë edhe rolin e peshën e vet”, deklaroi Haziri.

Ai bëri të ditur se diskutimet e nisura në mbledhjen e sotme do të vazhdojnë edhe në organet e tjera të partisë, ku do të shqyrtohen hapat e mëtejmë pas zgjedhjeve, raporton Klankosova.tv.

Haziri shtoi se, pavarësisht dallimeve që mund të ekzistojnë për mënyrën se si duhet të ecë përpara partia, brenda LDK-së nuk ka ndarje sa i përket objektivave.

“Ne mund të kemi dallime për rrugë, por për qëllimin s’kemi dallime”, u shpreh ai.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së u zhvillua në një moment kur brenda partisë janë shtuar kërkesat për përgjegjësi politike pas rezultatit të zgjedhjeve, ndërsa drejtuesit kanë nisur analizën e brendshme për ecurinë e mëtejshme.

lajme të ngjashme