Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Venezuelë: Familjarët gërmojnë me duart e tyre, shpresojnë për gjetjen e më të dashurve

NULL NULL
29.06.2026 19:30

Në një nga rajonet më të goditura nga tërmetet në Venezuelë, në La Guardia banorët dhe familjarët e viktimave shprehin zemërim dhe zhgënjim, duke akuzuar autoritetet se i kanë lënë të vetëm në përballjen me pasojat e katastrofës.

Shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja janë zbehur, pasi ka kaluar afati kritik për shpëtimin e njerëzve të gjallë. Megjithatë, familjet vazhdojnë kërkimet pa ndërprerje, duke punuar me turne ditë e natë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Po bëjmë gjithçka vetë, sepse qeveria nuk po na ndihmon”, thotë Ronnie Navarro, një banor i zonës. Ai vlerëson mbështetjen e ekipeve ndërkombëtare të shpëtimit, duke theksuar se “janë ata që po japin ndihmën më të madhe”.

Sipas banorëve, deri tani kanë qenë kryesisht vendasit dhe vullnetarët ata që kanë udhëhequr operacionet e kërkim-shpëtimit.

Mes rrënojave, një grua shpreh revoltën e saj ndaj autoriteteve dhe thotë se synon të paraqesë një ankesë zyrtare për mënyrën se si është menaxhuar situata. Ajo akuzon institucionet për neglizhencë, burokraci dhe vonesa që, sipas saj, kanë penguar përpjekjet për shpëtimin e të mbijetuarve.

Duke treguar një grumbull të madh rrënojash, ajo thotë se beson se vëllai i saj ndodhet ende i bllokuar poshtë tyre. Tre familje po punojnë së bashku për ta nxjerrë atë dhe persona të tjerë, duke gërmuar me duar, pasi mungojnë mjetet dhe mbështetja e nevojshme.

Banorët e zonës besojnë se kriza e fundit politike në Venezuelë ka dobësuar institucionet shtetërore, duke ndikuar edhe në reagimin ndaj kësaj fatkeqësie natyrore. Sipas tyre, kjo ka bërë që barra kryesore e operacioneve të shpëtimit të bjerë mbi familjarët, vullnetarët dhe ekipet e ardhura nga jashtë vendit.

lajme të ngjashme