Protesta e 5 korrikut: Liri për ish-krerët lypet edhe në Kroaci (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 20:20 29.06.2026 20:20 Protesta e 5 korrikut: Liri për ish-krerët lypet edhe në Kroaci (VIDEO) Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë caktuar datën dhe orën për protestën e gjashtë me radhë, me kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Këtë herë protesta është paralajmëruar të mbahet jashtë kufijve shqiptarë, në Parkun e Zarës, ku pritet pjesëmarrja e veteranëve dhe shqiptarëve nga diaspora, si dhe e komunitetit arbëresh që jeton në atë zonë. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se protesta do të mbahet në Zarë dhe ka shprehur shpresën se do të përfshihen edhe arbëreshët e zonës, të cilët, sipas tij, kanë shprehur interesim për organizimin e saj. Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë: