Sejdiu: Proceset zgjedhore s’kanë me na u nda (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 21:30 29.06.2026 21:30 Analisti politik Dardan Sejdiu vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve nuk krijojnë bazë për formimin e institucioneve të reja, duke shprehur skepticizëm për tejkalimin e ngërçit politik. Sipas tij, Kosova ka gjasa të shkojë sërish në zgjedhje, pasi nuk sheh mundësi për një zgjidhje me përbërjen aktuale parlamentare. “Proceset zgjedhore s’kanë me na u nda”, u shpreh Sejdiu në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova. “Kemi me përfundu edhe në një proces tjetër zgjedhor, 60 ditë pas certifikimit të rezultateve. Nuk shoh qysh dalim prej kësaj situate”.