Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse nuk luajti Neymar? Përgjigjet Ancelotti

NULL NULL
29.06.2026 22:45
Neymar Jr dhe Carlo Ancelotti

Brazili siguroi kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Japoninë me rezultat 2-1 falë një goli të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes së zhvilluar në “Houston Stadium”.

Pavarësisht se ishte në bankën rezervë, Neymar Junior nuk u aktivizua në asnjë moment, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti ka sqaruar arsyet e këtij vendimi, transmeton Klankosova.tv.

Sipas teknikut italian, plani fillestar ishte që sulmuesi brazilian të futej në lojë vetëm në rast se Brazili nuk do ta barazonte rezultatin.

“Neymarin nuk e aktivizova sepse po prisja vazhdimet. Bisedova me të dhe i thashë se, nëse nuk do ta barazonim rezultatin, ai do të hynte në lojë rreth minutës së 60-të ose 65-të. Nuk doja ta ndryshoja strukturën e ekipit, sepse kishim kontrollin e ndeshjes”, deklaroi Ancelotti pas përfundimit të takimit.

 

Me këtë fitore, Brazili ka siguruar kalimin në 1/8 e finales, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë.

lajme të ngjashme