Koci: VV nuk i ka numrat për të dalë nga kriza politike (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 23:24 29.06.2026 23:24 Njohësi i çështjeve politike Daniel Serwer ka dhënë një mesazh për elitën politike në Kosovë, duke theksuar nevojën për kompromis dhe formimin e institucioneve të reja. Këto deklarata, së bashku me zhvillime të tjera politike, janë diskutuar sonte në emisionin “Edicionin Special” në Klan Kosova, ku analisti Melazim Koci vlerësoi se krijimi i institucioneve mbetet i vështirë dhe se vendi po përballet me një krizë të zgjatur politike. “80 numra, për t’i siguruar 80 numra mendoj që Vetëvendosja nuk ka. Po supozoj se Vetëvendosje i ka 62 mandate me ato që i merr të pakicave joserbe. Duhen edhe 18. AAK-ja nuk i ka 18, LDK-ja i ka 18 por ka brenda deputet që nuk subordinohen, s’paku 3 a 4 e dimë që nuk e mbështetin. LDK-VV i bëjnë 80 numra dhe mjafton të mungojë një dhe bie ky kombinim”, deklaroi Koci në Klan Kosova. Ai shtoi se as në PDK nuk ka unitet të plotë.