Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drenica në telashe, jep dorëheqje edhe presidenti i klubit

NULL NULL
29.06.2026 23:05
FC DrenicaFC Drenica

Thomas Wustefeld nuk do të jetë më president i FC Drenicës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

Dorëheqja e Wustefeld vjen vetëm pak kohë pasi edhe nënkryetari i klubit, Faton Seferi, njoftoi largimin e tij nga drejtimi i skuadrës drenicake, transmeton Klankosova.tv.

Në letrën e dorëheqjes, Wustefeld bëri të ditur se vendimin e ka marrë pas një reflektimi të gjatë, duke theksuar se largohet nga posti i presidentit me efekt të menjëhershëm.

Ai falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për ta mbajtur FC Drenicën në elitën e futbollit kosovar, duke e cilësuar angazhimin e tyre si të jashtëzakonshëm.

“Më vjen sinqerisht keq që gjërat nuk morën drejtimin që të gjithë e kishim shpresuar dhe dëshiruar. Megjithatë, ne do t’i qëndrojmë besnikë fjalës së dhënë dhe do t’i realizojmë të gjitha zotimet që kemi marrë përsipër ndaj FC Drenicës”, thuhet në deklaratën e tij.

Në fund, Wustefeld u uroi suksese FC Drenicës, tifozëve dhe qytetit, duke shprehur dëshirën që klubi të vazhdojë të jetë pjesë e elitës së futbollit të Kosovës.

 

Postim i plotë:

lajme të ngjashme