Vendimi i UP-së: Vende të rezervuara për studentët e diasporës (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 20:40 29.06.2026 20:40 Në vitin akademik 2026/27, Universiteti i Prishtinës do të pranojë studentë nga arbëreshët e Italisë, ata të Zarës, shqiptarët që jetojnë në Turqi si dhe diaspora me prejardhje nga Kosova. Kuotat e përcaktuara nga UP-ja, sipas njoftimit, kanë marrë miratimin edhe nga Ministria e Arsimit, gjë që është pritur me gëzim nga bashkatdhetarët në Turqi dhe Gjermani. Nga UP u tha se aplikantët mund t’i nënshtrohen testit pranues edhe në gjuhët e vendeve ku jetojnë, por studimet duhet të vazhdojnë në gjuhën amtare shqipe. Ndiqni kronikën: