Haziri: S’kemi pasur as ftesë e as takim me Kurtin NULL NULL 29.06.2026 18:21 29.06.2026 18:21 Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar pas mbledhjes që kryesia e kësaj partie e ka mbajtur me kryetarët e degëve. Ai para mediave u shpreh se nuk ka pasur asnjë takim me liderin e VV-së, njëherësh kryeministrin në detyrë Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv. “Më lejoni ta konfirmoi edhe njëherë. As nuk kemi pasur ftesë as nuk iu kemi ofruar askujt. Parimet gjithëpërfshirëse sipas rezultatit të fundit e njohin të drejtën e partisë së parë dhe i njohin të drejtat tona lidhur me peshën që na e kanë dhënë qytetarët. Takime nuk ka pasur deri në momentin që po flasim sepse nuk ka pasur asnjë ftesë”. Haziri dha edhe detaje lidhur me atë se çka është diskutuar në mbledhje e LDK-së. “Debati i brendshëm i LDK-së në situata paszgjedhore ka filluar sot. Natyrisht që disa degë dhe kolegë tonë kanë bërë veprime paszgjedhore që kanë shkaktuar edhe procese. Por, sot në kolegjiumin e degëve, diskutuam çështjet, analizuam numrat, vlerësimet e para që dalin nga rezultati zgjedhor. Numrat janë ata që LDK-së i kanë dhënë këtë peshë politike, ne jemi në një grup parlamentar prej 18 deputetësh. Pak a shumë në një situatë paszgjedhore në të cilën besojmë shumë që do të arrijmë ta mbyllim këtë proces pas certifikimit të rezultateve zgjedhore”, u shpreh Haziri.