Pensionohet aktorja Myrvete Kurtishi e njohur si “Drita e Familjes Moderne” NULL NULL 18.11.2021 21:12 18.11.2021 21:12 Është pensionuar aktorja e njohur kosovare, Myrvete Kurtishi. Ajo u bë e njohur për publikun me rolin e personazhit Drita në serialin vendor “Familja Moderne”. Myrvetha ka festuar ditëlindjen e saj të 65-të pranë kolegëve të saj, përcjell Klankosova.tv. Teatri “Hadi Shehu” në Gjakovë përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook, e ka uruar aktoren me rastin e pensionimit. “Sot urojmë Myrvete Kurtishin(Buten) për datëlindjen e 65 njëherit edhe pensionimin ligjor, gjithashtu urojmë shëndet e gjitha të mirat duke e lutur Buten të jetë ashtu siç është,energjike, e fortë dhe kontributdhënëse për Teatrin dhe publikun sepse aktori nuk pensionohet asnjëherë. Edhe 100 Bute”, thuhet në urimin e tyre.