Pejë: I dehur ushtroi dhunë ndaj gruas, i dyshuari paraqitet në polici e më pas lirohet NULL NULL 18.10.2025 08:38 18.10.2025 08:38 Një grua në Pejë dyshohet se ka pësuar dhunë fizike nga bashkëshorti i saj, i cili raportohet të ketë qenë në gjendje të dehur. Siç njofton policia, e njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor. Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se i dyshuari fillimisht nuk ishte hasur në shtëpi, pastaj ishte paraqitur vetë në stacionin policor, por është liruar me procedurë të rregullt. “Pejë 17.10.2025 – 15:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte në gjendje të dehur. Si pasojë e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari fillimisht nuk është hasur në shtëpi nga policia, por më vonë është paraqitur në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. /Klankosova.tv