Peci ironizon me LDK-në pas prishjes së koalicionit: Me 3% s’punon as iPhone-i NULL NULL 04.02.2026 11:29 04.02.2026 11:29 Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci e ka “goditur” indirekt degën e LDK-së në këtë komunë, pas largimit të tyre nga koalicioni lokal në këtë qytet. Prishjen e marrëveshjes me LDK-në, Peci e konfirmoi me qasje ironike, transmeton Klankosova.tv. “Me 3% nuk punon as iPhone-i”, ka shkruar Peci në Facebook. Ndërkohë, kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së, ka marrë vendim për dalje nga koalicioni qeverisës. Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë