Pastori amerikan i rrëmbyer te kisha në Afrikën e Jugut gjendet disa ditë pas të shtënave NULL NULL 16.04.2025 10:10 16.04.2025 10:10 Një pastor amerikan, i cili u rrëmbye nga persona të armatosur gjatë një shërbimi kishtar në Afrikën e Jugut javën e kaluar, është shpëtuar pas incidentit me të shtëna me armë ku mbetën të vdekur tre persona të vdekur, thonë autoritetet. Josh Sullivan u gjet gjallë në fshatin Gqeberha në Kepin Lindor të martën në mbrëmje – zona ku 45-vjeçari u rrëmbye të enjten e kaluar. Akoma nuk ka detaje të menjëhershme për rrëmbyesit që dyshohet se kanë qenë të njohur me lëvizjet e familjes, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Gjatë dekadës së fundit, ka pasur 264% rritje të rrëmbimeve në Afrikën e Jugut, sipas statistikave të policisë.