Pas transferimit të Artan Iljazit, Ballkani ndahet me portierin Enea Koliçi NULL NULL 20.02.2025 17:42 20.02.2025 17:42 Artan Iljazi, si prurja e re për ta mbrojtur portën e kampionëve të Kosovës, siç duket ka bërë që portieri i parë i dy edicioneve të fundit te Ballkani, të shikojë alternativa të tjera. Enea Koliçi nuk do të jetë më pjesë e suharekasëve, njofton Klankosova.tv. Për ndarjen “miqësisht” me gardianin nga Pogradeci, njoftoi vetë klubi i tij i deritanishëm. “Me konsideratë të thellë dhe falenderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll”, shkroi Ballkani në faqen zyrtare në facebook” Sipas “Portokall e zinjëve”, emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve. Falenderimi i Ballkanit për portierin, Enea Koliçi Kujtojmë se ditë më parë, “Xhebrailat” e kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe me portierin tjetër, Damir Luljanoviq, duke mbetur tani pa dy gardianët kryesor të sukseseve të viteve të fundit, raporton Klankosova.tv. Porta e skuadrës, tani kryekëput do t’i besohet portierit nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut, Artan Iljazit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025