Pas shumë spekulimeve rreth vendndodhjes së saj, princesha Kate shihet duke bërë pazar NULL NULL 19.03.2024 13:15 19.03.2024 13:15 Foto: The Sun; Kate Middelton, princesha e Uellsit Princesha e Uellsit, Kater Midelton, është fotografuar duke buzëqeshur dhe duke u dukur e lumtur teksa po bënte pazar me Princin William. Çifti u pa duke shëtitur nëpër një park makinash të shtunën, në një video të publikuar nga The Sun, e cila thoshte se ata ishin në Windsor Farm Shop, afër shtëpisë së tyre. 42-vjeçarja dhe Princi i Uellsit ishin të veshur me veshje sportive të dy bashkë. Asnjë nga tre fëmijët e tyre – Princi George 10-vjeçar, Princesha Charlotte, tetë, dhe Princi Louis pesë-vjeçar – nuk ishin me ta. Çifti, javët e fundit, është përballur me spekulime të mediave sociale rreth shëndetit dhe vendndodhjes së Kate. Princesha ishte e shtrirë për një kohë në spital për një operacion abdominal, pak pas ditëlindjes së saj të 42-të. Kensington Palace kishte konfirmuar se operacioni ishte i suksesshëm dhe ajo do të merrte kohë për t’u rikuperuar në shtëpi në Windsor. Në fillim të këtij muaji, princesha kërkoi falje “për çdo konfuzion” pasi doli që një fotografi e publikuar për Ditën e Nënës me fëmijët e saj ishte edituar përpara se të publikohej, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.