Pas pauzës së kombëtareve, basketbolli kosovar rikthehet me super ballafaqime NULL NULL 03.12.2025 14:18 03.12.2025 14:18 Pas pauzës 10 ditëshe për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll. Sot në program janë dy ndeshje që fillojnë në orën 18:45. Sigal Prishtina përballet me Golden Eagle Yllin në Suharekë, për shkak se palestra në Pallatin e Rinisë është e zënë. Të dyja skuadrat vijnë te ky duel pas humbjeve në xhiron e kaluar, me kryeqytetasit që u mposhtën 75-80 ndaj Trepçës, ndërsa Golden Eagle Ylli humbi ballafaqimin plot rivalitet ndaj Rahovecit 85-77. Këtë takim mund ta shikoni në kanalin Sport 3 në platformën Artmotion. Dueli tjetër i ditës është mes Rahovecit dhe Borës. Skuadra nga kryeqyteti kërkon fitoren e dytë të sezonit por nuk do ta kenë të lehtë ndaj vreshtarëve me bilanc 3 fitore e 4 disfata këtë sezon. Kjo ndeshje transmetohet në Sport 4. Nesër në program janë dy ndeshje, me vëmendjen kryesore te super derbi mes GO+ Pejës dhe Trepçës. Skuadra mitrovicase do të synojë të revanshohet ndaj ekipit pejan të cilët e kishin fituar ndeshjen e parë të sezonit 80-86 në Minatori. Kjo përballje fillon në orën 20:00 dhe transmetohet në Sport 2. Takimi tjetër i ditës së enjte është gjithashtu interesant mes Bashkimit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit në kërkim të vazhdojnë serinë perfekte me 7 fitore nga 7 ndeshjet e para, ndërsa skuadra gjakovare këndelljen pas startit të dobët me vetëm 1 triumf. Kjo sfidë fillon në orën 18:45 dhe transmetohet në Sport 3.