Pas 70 vjetësh, Newcastle ‘rrëmben’ trofeun e Carabao Cup NULL NULL 16.03.2025 19:43 16.03.2025 19:43 Newcastle United ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit me shifrat 2:1 në finalen e madhe të Carabao Cup. Ekipi i drejtuar nga Eddie Howe, qysh në pjesën e parë tregoi se është futur në fushë për të fituar dhe për të bërë histori. Në minutën e 45-të mbrojtësi Dan Burn shënoi për 0:1. E në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht shënoi sulmuesi suedez, Alexandr Isak për 0:2 në minutën e 52-të. Ndërkaq, “The Reds” golin e vetëm e shënuan në minutat e fundit të ndeshjes me anë të italianit, Federico Chiesa. Newcastle United fitoi titullin kampion pas 70 vjetëve dhe në “Wembley” ishte një super atmosferë e krijuar nga tifozët “ziebardhë”.