Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parlamenti i Ukrainës zgjat ligjin ushtarak deri në gusht

NULL NULL
16.04.2025 14:51

Parlamenti i Ukrainës ka zgjatur ligjin ushtarak deri në gusht, thanë ligjvënësit, duke vonuar kësisoj kohën e zgjedhjeve të reja që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë kërkuar.

Ndërsa lufta me Rusinë po vazhdon, një shumicë dërrmuese prej 357 deputetësh të mërkurën mbështetën zgjatjen e këtij ligji. Ai i lejon vendit të vazhdojë mobilizimin e trupave dhe pezullon ciklin zgjedhor.

Presidenti Volodymyr Zelensky është përballur me presionin nga presidenti amerikan Donald Trump për të mbajtur zgjedhje, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme