Parashikimi i motit për ditën e nesërme NULL NULL 03.02.2026 21:32 03.02.2026 21:32 Moti të mërkurën parashihet të jetë kryesisht i vranët. Në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor, pritet të ketë prezencë të mjegullës në mëngjes. Sa i përket vlerave termike, dita do të jetë relativisht e freskët në mëngjes, por me rritje graduale gjatë mesditës: Temperaturat minimale: Do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2°C. Kurse, temperaturat maksimale: Parashihen të arrijnë deri në 7-11°C. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me një shpejtësi të lehtë prej 1-5 m/s. /Klankosova.tv