Paralajmërimi i saktë i Klanit: Vendimi për shtrenjtim të rrymës merret në prill (VIDEO) NULL NULL 25.02.2025 20:10 25.02.2025 20:10 Njoftimin për kërkesën e shtrenjtimit të rrymës, Klan Kosova e bëri rreth 3 javë më parë. Informacionin që televizioni e kishte nga burime brenda Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, këta të fundit e demantuan menjëherë, raporton Klan Kosova. Mirëpo të hënën vet ZRrE-ja e konfirmoi atë që Klani raportoi më 7 shkurt se tashmë i kanë në tavolinë kërkesat e operatorëve për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ymer Fejzullahu, kreu i Bordit të ZRrE-së, nuk tregoi përqindjen e rritjes të cilën e kanë kërkuar operatorët. Njësoj vepruan edhe të tjerët në ZRrE gjatë ditës së martë. Nënkryetaarja e LDK-së, Hykmete Bajrami vlerëson se kjo rritje do të jete e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset. Për këtë ajo fajëson qeverinë në detyrë. Rreth kërkesës së operatorëve për shtrenjtim të rrymës do të vendoset në fund të muajit mars, apo në fillim të prillit.