Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala përmend emra në PDK: Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2026 07:29

Zhvillimet politike në Kosovë, ishin në fokus të diskutimeve mbrëmë me mysafirët e ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Aty u diskutuan edhe koalicionet e mundshme mes partive politike për t’i formuar institucionet e reja dhe zgjedhur presidentin.

Analisti Azdren Shala, përmendi emrat e disa deputetëve të PDK-së që sipas tij nuk do ta votonin një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Edhe nëse kalon në Këshill Drejtues të PDK-së, janë disa deputetë që po i përmendi me emra: Ganimete Musliu, Përparim Gruda, që nuk i votojnë këto punë. Ai del me shumicë, por prapë s’japin për qeveri votat. Është Arian Tahiri, është Blerta Deliu, këta s’e votojnë”, deklaroi Shala në Klan Kosova.

lajme të ngjashme